Bota

“Unë e gozhdoj në mashtrim”/ Haradinaj për Kurtin: Është malazez, i thashë të marrim tokat

28 Shkurt 2022, 22:17 Nga DOSJA
“Unë e gozhdoj në mashtrim”/ Haradinaj për Kurtin:

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar një deklaratë të Kurtit në seancë të Kuvendit ku e akuzonte se i kishte dhënë 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi gjatë kohës që ushtronte detyrën si shef i qeverisë.

I ftuar në emisionin “Pressing” të T7, Haradinaj tha se akuzta e Kurtit nuk qëndronte, madje nuk u ndal duke e cilësuar dhe si ‘malazez’. Ndër të tjera në fjalën e tij, ai theksoi se e vërteta është që Malit të Zi nuk i janë dhënë ata 8 mijë e 200 hektarë tokë.

“Kisha pasë qejf me e pasë në studio. Përgjigja ime ka qenë që je mashtrues, i kam thënë në seancë, dhe i kam thënë se mashtrimi yt është i çuditshëm sepse je kryeministër. Anulojeni atë ligj, ndër të tjera i kam thënë lexoje nenin 3 të ligjit. Nuk qëndron ajo që ka thënë Kurti. Kur unë Kurtin e gozhdojë mirë në mashtrimin e tij, ai thotë i ke marrë 200 hektarë ne Gllogjan, po, faleminderit që po ma kujton, i kam marrë 200 hektarë në Gllogjan. Po më thotë edhe ja ke jep Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë. Në rregull, burrë, meqë je malazez hajde po i kthejmë, të ia marrim. Shqiptar më origjinë të Malit të Zi, hajde po ia marrim, unë po të ndihmoj, po ta jap edhe votën e Aleancës edhe timen. E vërteta që nuk ju kanë dhënë ata hektarë Malit të zi. Është rren, është mashtrim, si llojet e tjera të mashtrimeve,”– tha Haradinaj.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga Kurti për deklaratën që bëri Haradinaj në studio, e cila ka shkaktuar bujë në Kosovë. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush haradinaj albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll