Bota

Lufta në Ukrainë, Johnson u kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

28 Shkurt 2022, 22:17 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Johnson u kërkon liderëve

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi G7 dhe liderëve të tjerë botërorë që të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë mbrojtëse dhe të vazhdojnë presionin mbi regjimin e Putinit. CNN shkruan se pas një telefonate me liderët botërorë të hënën, një zëdhënës i Downing Steet tha se të gjithë liderët ranë dakord se “rezistenca e guximshme” e Ukrainës ndaj trupave ruse është “me të vërtetë frymëzuese”.

Johnson gjithashtu theksoi nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në zhvillim, duke përfshirë mbështetjen e fqinjëve të Ukrainës për t’u marrë me një numër të madh ukrainassh që i shpëtojnë dhunës në vend. Kryeministri theksoi nevojën për të vazhduar goditjen e Rusisë me kufizime dhe sanksione tregtare, duke përfshirë SWIFT , një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën. Udhëheqësit ranë dakord të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi boris johnson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll