Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI- Gjermania është zotuar të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga vendi i tyre. CNN shkruan se gjatë një konference me homologen sllovene Anze Logar, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se të gjithë ukrainasit që ikin do ta kenë derën hapur për në Gjermani.
“Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin. Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne jemi duke qëndruar në kufij për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në të gjitha vendet evropiane” tha Baerbock.
Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë, Baerbock u kërkoi të gjitha vendeve që “besojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara” të izolojnë udhëheqjen ruse për pushtimin e saj në Ukrainë.
“Sot është tashmë dita e pestë e luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe njerëzve të pafajshëm në Ukrainë. Ai ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk qëndron e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron në mënyrë të vendosur në anën e ukrainasve të guximshëm”, tha Baerbock.
Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.
“Lufta e Putinit na ka futur në një epokë tjetër. Ne do të rivlerësojmë siguritë e mëparshme dhe për këtë arsye do të ndihmojmë ukrainasit me armë dhe pajisje të tjera,” shtoi Baerbock.
LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KIEV– BBC ka bërë një përmbledhje të 5 momenteve më “EPIKE” që kanë bërë ‘namin’ në rrjetet sociale, por që në fakt janë filmuar g...
BRUKSEL– Shefi i diplomacisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fushata ushtarake ruse po bëhet gjithnjë më e pamëshirshme. Gjatë një bashk...
SARAJEVO- Bosnjë-Hercegovina nuk do t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, duke lënë të kuptohet ...
UKRAINË- Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy ka dhënë një intervistë për BBC. I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm ru...
BJELLORUSI – Po zhvillohen aktualisht bisedimet mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës lidhur me luftën që po zhvillohet në shtetin ukrainas prej 5 ditë...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një “Dekret për zbatimin e masave të veçanta ekonomike në lidhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara ...
TIRANË – Shqipëria ka vendosur një paketë me sanksione ndaj shtetit rus duke dënuar ashpër sulmin e dhunshëm në Ukrainë. Ditën e djeshme, Ministrja p...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Rusët në Mretërinë e Bashkuar i janë bashkuar protestuesve ukrainas në sheshin Trafalgar për të kritikuar “turpin” dhe ...
KIEV- Shpërthime të forta, rreth orës 18:40 me orën locale, janë dëgjuar në lindje të Kievit. Shpërthimet e sotme ndodhën pas përfundimit të takimit mes dy dele...
PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar dy telefonata shumë të rëndësishme. Sipas mediave të huaja, ai ka folur veçmas me presidenti...