LIVE UPDATES
Bota

“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më tej”, DW: Refugjatët ukrainas Të tronditur nga lufta

28 Shkurt 2022, 07:21 Nga DOSJA
“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më

EUROPË – Qindra mijëra ukrainas po kërkojnë këto ditë mbrojtje në vendin fqinj, Poloninë. Varshava deklaron, se do të ndihmojë sa të mundet, por është hera e parë që ky vend përballet me një valë kaq masive refugjatësh. Për klientët ukrainas në tregun polak të zonës kufitare në Medyka, ishte një shok lajmi për invazionin rus. Qindra ukrainas shkojnë në këtë treg përditë për të blerë ushqime e produkte kozmetike, pasi çdo gjë është më lirë se në tregjet vendase. Shumë vetë ngrihen herët që të jenë në treg sapo të gdhijë. E pikërisht këtu shumë vetë morën lajmin për sulmin e Rusisë të enjten në mëngjes (24.02.2022). “Isha duke blerë, kur mora një telefonatë nga shtëpia. Familja më tha, se ka një sulm kundër kampit ushtarak në afërsi të Samborit”, thotë Maria, një 60-vjeçare nga qyteti Sambor, 30 km nga kufiri me Poloninë. “Nuk e di se ç’do të ndodhë në të ardhmen, jam hutuar e gjitha”, thotë ajo dhe kërkon një mundësi si të shkojë në shtëpi. “Si mund të largohem nga Ukraina?” As nuk dija si dhe ku të shkoja, thotë ajo për DW.

“Ora e luftës”

Kurse një 50-vjeçar tregohet i përmbajtur por edhe luftarak. “Po, është luftë. E pastaj? Kemi pasur shumë luftëra dhe jemi vrarë për vendin tonë. Edhe tani do të tregojmë, që nuk jemi burracakë.” Ai thotë, se do të kthehet në Ukrainë dhe të do të angazhohet tek mbrojtja civile. Tani është ora e luftës, thotë ai.

Gjatë ditës rruga që të çon nga kufiri në treg mbushet me njerëz të tjerë, me valixhe të mëdha udhëtimi. Duket që ata nuk janë klientë të rregullt të tregut. Ata nuk qëndrojnë gjatë aty por porosisin taksi apo nisen me autobusët lokalë në drejtim të qytetit Przemysl për të shkuar në qytete të tjera në Poloni.

Lufta e ndryshon të gjithë jetën

Solomeiia Khoma nga Lvivi është 27 vjeç dhe punon prej tre vitesh për një firmë IT-je në Krakov, tre orë nga kufiri me Ukrainën. Ajo nuk di si do të kthehet aty, ku ende janë prindërit. “Prindërit e mi nuk duan të shkojnë në Poloni apo diku tjetër jashtë. Babai më tha, se do të shkojë në luftë të mbrojë vendin, se rusët nuk kanë të drejtë të vijnë në shtëpinë tonë. E është bërë shumë që ndodhen tek ne, prej 8 vjetësh që me aneksimin e Krimesë”, thotë ajo për DW duke shtuar se i dhemb zemra për atë që po ndodh në Ukrainë. “Nuk e besoj dot që ka një luftë në zemër të Europës. Kështu nuk mund të jetë, kështu nuk duhet të jetë. Jo në shekullin e  21.” Solomiias i mbushen sytë me lotë.

Ndihmë për refugjatët

25-vjeçari Bogdan Ilnytskij studion për Studime Aziatike në Universitetin e Krakovit. Ai është gati para përfundimit të studimeve, por tani nuk bën më plane për karrierën por që të bëjë kërkesë për azil në Poloni. Brenda një dite bota e tij u shkatërrua. “Papritur u ndjeva si në një film nga Lufta e Dytë Botërore. Nëna më zgjoi në 06:30 dhe tha, ngrihu djali im, është luftë.” Ai nuk ka asnjë trajnim ushtarak dhe nuk do të shkojë në front. “Të tillë si puna jonë janë vetëm mish për top, nuk e dua këtë.” Ai shpreson që vendin i tij të marrë mbështetje nga Polonia. Së bashku me studentë të tjerë në Krakov, Bogdan ka filluar të organizojë ndihma humanitare për refugjatët bashkëvendas nga Ukraina.

Në kalimin kufitar të Medykas po vijnë gjithnjë e më shumë familje. Natalia me tre fëmijët kanë ardhur me automjet. Një nga fëmijët është me kufizime fizike. “Kam frikë për të, sidomos për të. Ai ka nevojë për kujdes të përhershëm dhe një dhomë të vetën”, thotë Natalia që kërkon ndihmë në një qendër lokale për pranimin e refugjatëve, që komuna polake e ka ngritur më ndihmë shtetërore në shkollën e zonës. Megjithëse në sallën e sportit janë vendosur shtretër për refugjatët, nuk është e qartë se si do të funksionojë kjo. Natalia arrin më në fund të gjejë një dhomë përmes organizatës për pakicën ukrainase në rajon, që prej kohësh është përgatitur për ardhjen e refugjatëve.

Njerëzit që kanë mbërritur në mbrëmje në Medyka duken shumë të lodhur. Tre të rinj ukrainas që jetojnë në Poloni qëndrojnë në kufi gati me shishe me ujë, banane apo ushqime. Refugjatët thonë se kanë qëndruar 10 orë në kufi në radhë. Rrugët në drejtim të Polonisë janë bllokuar nga automjetet, që lëvizin shumë ngadalë përpara. Shumë vetë dalin nga makinat dhe marrin rrugën në këmbë drejt kufirit. Vërtet në pikën kufitare gjërat ecin ngadalë dhe me burokraci. Në një orë mundet të kalojnë rreth 50 persona. “Ka vetëm disa nëpunës që janë aty dhe e kontrollojnë me kujdes çdo dokument. Sikur të ishte një ditë normale dhe jo situatë e jashtëzakonshme”, thotë e zemëruar Olena. Vajza 3-vjeçare që ajo mban në krahë është në gjumë. “Ata duhet të hapin kufirin dhe jo të kontrollojnë kaq me imtësi”, kërkon bashkëshorti i saj. Të dy rrëfejnë, se arritën të kalojnë më shpejt, për shkak të fëmijës së vogël. “Por ka ende mijëra vetë që presin dhe me këtë ngadalësi ata do qëndrojnë disa ditë në kufi”, thotë Piotri, që do të niset tek një teze në Gdansk.

Kriteret e udhëtimit lirohen

Olena dhe Piotr kanë marrë një vulë në pasaportë që u lejon të qëndrojnë 14 ditë në Poloni. Por policia kufitare polake nuk po i kontrollon pasaportat që ukrainasit duhet të tregonin gjithmonë para hyrjes në BE. Nga e premtja (25.02.) refugjatët e luftës nga Ukraina janë të çliruar edhe nga detyrimi i karantinës dhe nuk kanë nevojë për një test Covid aktual.

Ndërkohë stacioni i qytetit Przemysl, 10 km nga kufiri është mbushur me qindra refugjatë, shumica me fëmijë të vegjël. Këtu ndodhen ata që nuk kanë të afërm apo miq në Poloni, ku mund të shkojnë disa ditë. Punonjësit e qendrës së pranimit të refugjatëve ofrojnë ujë dhe ushqim. Edhe salla e sportit në Medyka po mbushet gjithnjë e më shumë. Për Poloninë kjo situatë është tërësisht e re dhe mungon përvoja, si të veprohet me një numër kaq të madh refugjatësh njëherësh. Vetëm ditën e parë të invazionit në Ukrainë erdhën 30.000 refugjatë. Qeveria polake llogarit me deri në 1 milionë ukrainas që do të kërkojnë ndihmë në Poloni.

Marrnë nga DW

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet