Bota

Ministri ukrainas: Po përgatitemi për çdo skenar të mundshëm sulmi nga Rusia

28 Shkurt 2022, 17:49 Nga DOSJA
Ministri ukrainas: Po përgatitemi për çdo skenar të

UKRAINË- Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy ka dhënë një intervistë për BBC. I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë, duke përfshirë Kievin dhe qytetet e tjera tha se ata përgatiten për çdo skenar të mundshëm. Ai shtoi qëllimi rusëve është Kievi, duke theksuar se ushteia ukrainase ka shkatërruar deri më tani çdo gjë që ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas.

“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por stabile. Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kyiv mbetet vendi i goditjes kryesore. Unë e kuptoj se çdo ditë ne po përgatitemi për çdo skenar, përfshirë në Kiev. Ai përfshin mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Gardën Kombëtare, policinë kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe për të kapur diversantë. Ne kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev, në varësi të orës së ditës. Ju mund të dëgjoni të shtëna armësh në qytet. Shumë njerëz janë kapur, specialistët tanë janë duke punuar me ta”, tha Monastyrskyy.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota denys monastyrskyy lufta ukraine-rusi denys monastyrskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll