Bota

“Ne nuk e donim këtë luftë”/ Rusët bashkohen me ukrainasit në sheshin Trafalgar

28 Shkurt 2022, 15:05 Nga DOSJA
“Ne nuk e donim këtë luftë”/ Rusët bashkohen me

MBRETËRIA E BASHKUAR- Rusët në Mretërinë e Bashkuar i janë bashkuar protestuesve ukrainas në sheshin Trafalgar për të kritikuar “turpin” dhe “makthin” e pushtimit. Sipas BBC, mijëra rusë u mblodhën në pikën historike të Londrës të dielën për të protestuar kundër padrejtësive që po i bëhen popullit ukrainas. Disa protestues e përshkruajtën si një padrejtësi këtë ngjarje pasi të dy vendet kishin lidhje  “shumë të ngushta” me njëri-tjetrin dhe gjithashtu theksuan se nuk ishte  populli rus ai që e deshi këtë luftë. 

Maria, një protestuese nga Ukraina së bashku me bashkëshortin e saj rus u shpreh se ndjehej e shkatërruar nga situata në të cilën ndodheshin. Andrei nga Shën Petersburg gjithashtu shpreh se dalja e tij në protestë ishte më e pakta që mund të bënte. E po ashtu bëri me dije se si miqtë e tij në Rusi nuk ishin në gjendje të dilnin në rrugë për të protestuar sepse do t’i duhet më pas që të përballeshin me ligjin rus.

“Është një gjë e çmendur që po ndodh tani dhe është si një makth. Duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e vështirë të protestosh në Rusi, sepse ka një luftë brenda së cilës synohet kundër qytetarëve të saj,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR:Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 16:41

Anglia: Do të pezullojmë Rusinë nga Interpoli

ANGLI- Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol. Reuters shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretarja e Brend...