Bota

Sot Putin do “kokën” e tij! Koha kur Zelenskyy takonte presidentin rus me Merkel e Macron

28 Shkurt 2022, 16:02 Nga DOSJA
Sot Putin do “kokën” e tij! Koha kur Zelenskyy takonte

UKRAINË– Në takimin e tyre të parë askush nuk e mendonte se pas tre vitesh bota do të rrezikohej nga një Luftë e Tretë Botërore. Në Paris, në vitin 2019, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron morën përsipër që të ulnin bashkë Vladimit Putin dhe Volodymir Zelenskyy, i sapozgjedhur asokohe. Presidentët u takuan ballë për ballë për herë të parë, duke kërkuar t’i japin fund luftës në rajonin e tyre kufitar. Por nuk ishte aq e thjeshtë për Zelenskyyn. Edhe pse nën vëzhgimin e Merkel e Macron, sërish kishte përballë një ish-agjent të ish-K.G.B.-së, një oficer dhe mjeshtër të sprovuar ndaj intriagave globale. Megjithatë gjithë situatën e maskoi me një buzëqeshje.

Si për të ilustruar çekuilibrin mes Rusisë dhe Ukrainës në Pallatin Élysée, Zelensky arriti i pari me një minibus modest ngjyrë gri të markës “Renault”; i ndjekur nga zoti Putin me një Aurus, limuzinë masive të blinduar dhe të prodhuar nga Rusia. Por shkoi me vonesë, vetëm disa minuta por sërish vonë. Edhe pse i drojtur, u duk se raundi i parë ishte në favor të Zelenskyy-t, pasi arriti armëpushimin në kufi. Të katër liderët ranë dakord të takohen përsëri pas katër muajsh. Por ishte më e vështirë, pozicioni i Zelenskyy-t  u dobësua nga mungesa e mbështetjes së fortë nga Shtetet e Bashkuara, diçka në të cilën Ukraina ishte mbështetur më parë teksa luftonte kundër trupave rusë.

Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë kurrë zyrtarisht në formësimin ose miratimin e marrëveshjes së Minskut, por nën Presidentin Barack Obama, ato luajtën një rol neutralizues mes palëve. Por Trump nuk ndërhyri, duke u përballur me një “lumë” kritikash se po favorizonte Putin. E kështu koha kaloi por separatistët nuk u ndalën në Ukrainë! Lufta u ndez në momentin që Putin mendoi se iu cënua interesi, duke kërkuar me çdo kusht “kokën” e presdentit ukrainas. Ai komedian tashmë i ka fshirë çdo buzëqeshje nga fytyra.

(K.M/a.b.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 16:41

Anglia: Do të pezullojmë Rusinë nga Interpoli

ANGLI- Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol. Reuters shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretarja e Brend...