Bota

1 orë e gjysmë në telefon/ Macron negociata me presidentin rus, Putin: Ja tre kushtet e mia

28 Shkurt 2022, 15:18 Nga DOSJA
1 orë e gjysmë në telefon/ Macron negociata me presidentin rus,

PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar dy telefonata shumë të rëndësishme. Sipas mediave të huaja, ai ka folur veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Telefonata me Putinin ka zgjatur një orë e 30 minuta, bëjnë me dije burime nga Pallati Elysee, ndërsa shtohet se Putin donte që të largonte sa më shumë mendimin për një armëpushim të menjëhershëm. 

Putin i tha Macronit se një zgjidhje me Ukrainën është e mundur vetëm nëse merren parasysh pa kushte interesat legjitime të sigurisë së Rusisë, duke përfshirë: njohja e sovranitetit rus mbi Krimenë; çmilitarizimi dhe ‘denazifikimi’ i shtetit ukrainas; e po ashtu sigurimi i statusit neutral të Ukrainës. Franca tha në deklaratën e saj se Macron i kishte kërkuar gjithashtu homologut të tij rus që të qëndronte në kontakt në ditët në vijim për të parandaluar një përshkallëzim të konfliktit, për të cilin thuhet se ka rënë dakord duke e bërë kështu liderin e vetëm që ka ende kontakte me Putin.

Ndërkohë se çfarë ka folur Macron me homologun Zelenskyy, ende nuk dihet. Të dy vendet si Rusia dhe Ukraina, kanë dërguar delegacione për të negociuar në Bjellorusi, por ende nuk është rënë në asnjë dakordësi. 

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy emmanuel macron lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 16:41

Anglia: Do të pezullojmë Rusinë nga Interpoli

ANGLI- Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol. Reuters shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretarja e Brend...