Bota

LISTA- Këto janë saksionet zyrtare që Shqipëria i ka vënë Rusisë deri më tani

28 Shkurt 2022, 15:39 Nga DOSJA
LISTA- Këto janë saksionet zyrtare që Shqipëria i ka

TIRANË – Shqipëria ka vendosur një paketë me sanksione ndaj shtetit rus duke dënuar ashpër sulmin e dhunshëm në Ukrainë. Ditën e djeshme, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka lexoi masat penalizuese që shteti jonë ndërmerr ndaj palës ruse. Këto sanksione përfshijnë sektorin e energjisë, transportit dhe teknologjisë.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk do të dërgojë pajisje dhe mallra për përpunimin e naftës në Rusi. Në sektorin e transportit, nuk do të ketë eksport të pajisjeve teknologjike në industrinë e aviacionit dhe hapësirës për Rusinë. Në sektorin e teknologjisë, shteti shqiptar nuk do të lejojë eksportin e prodhimeve teknologjike me përdorim të dyfishtë me qëllim pengimin e përmirësimit teknologjik të shtetit rus në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, shteti shqiptar ka vendosur që të bllokojë të gjitha fluturimet e kompanive ajrore ruse duke u bashkuar me shumicën e vendeve të Europës.

Nga ana tjetër, të gjitha aktivitetet sporive mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk do të zhvillohen.

Ndërkohë, vendi jonë ka mbështetur ndalimin e udhëtimeve në territorin shqiptar të zyrtarëve rusë të shpallur “non grata” nga BE si dhe ngrirjen e aseteve të tyre në Europë.

Sanksionet e hartuara dhe të miratuara nga Shqipëria kundër Rusisë:
1-Ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse. (Energji)

2- Ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Gjithashtu ndalohet ofrimi i asistencës teknike dhe financiare përkatëse. (Transport)

3- Vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit (Teknologji).

4-Ndalohet fluturimet e avionëve të kompanive ajrore ruse.

5- Bojkot në pjesëmarrje të aktiviteteve sportive mes Shqipërisë dhe Rusisë. 

Sanksionet e BE që Shqipëria mbështet:
a) Sanksionet financiare të BE për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

b) Ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për shtetasit rusë të listuar si “non grata” nga BE. 

Këto sanksione janë në fuqi për 654 individë dhe 52 subjekte.

Gjithashtu, Shqipëria mbështeri rezolutën e OKB për të dënuar Rusinë për sulmin ushtarak në Ukrainë. Projektrezoluta nuk u kalua në Këshillin e Sigurimit të OKB për shkak të abstenimeve të Kinës, Indisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Rusia votoi kundër.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota politike lufta rusi-ukraine lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 16:41

Anglia: Do të pezullojmë Rusinë nga Interpoli

ANGLI- Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol. Reuters shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretarja e Brend...