Bota

Ç’u diskutua? Kievi zbardh dialogun me përfaqësuesit e Putin, pritet takim tjetër

28 Shkurt 2022, 16:31 Nga DOSJA
Ç’u diskutua? Kievi zbardh dialogun me përfaqësuesit e

BJELLORUSI– Këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak ka dhënë detaje në lidhje me bisedimet që u zhvilluan Brenda rezidencës shtetërore në Gomel të Bjellorusisë. Mësohet se Podolyak është shprehur se Ukraina e Moska do të zhvillojnë sërish bisedime, por për momentin janë nisur drejt vendeve të tyre.

“Delegacionet ruse dhe ukrainase do të udhëtojnë në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të ri negociatash. Palët kanë identifikuar një sërë temash prioritare për të cilat janë përcaktuar vendime të caktuara. Qëllimi kryesor i bisedimeve të sotme ishte diskutimi i armëpushimit në Ukrainë,”- mësohet të ketë thënë Podolyak.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2022, 16:41

Anglia: Do të pezullojmë Rusinë nga Interpoli

ANGLI- Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol. Reuters shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretarja e Brend...