Bota

Putin i përgjigjet perëndimit, ndalon rusët të kenë llogari në bankat e huaja

28 Shkurt 2022, 16:34 Nga DOSJA
Putin i përgjigjet perëndimit, ndalon rusët të kenë

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një “Dekret për zbatimin e masave të veçanta ekonomike në lidhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që u bashkuan me to” . Alo.rs shkruan se dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit. Sipas njoftimit këto masa do të zbatohen për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë.

Masat:

Që nga 1 marsi, bëhet me dije se Putin i ka ndaluar banorët e Federatës Ruse të kenë valutë të huaj në llogaritë e tyre ose depozita në bankat e huaja.

Pjesëmarrësit në aktivitetet e huaja ekonomike janë të detyruar të shesin 80 për qind të transfertave valutore të marra nga 1 janari. Rregulli vlen edhe për fondet që tashmë janë grumbulluar, ato duhet të shiten brenda tre ditëve.

Ndalohen veprimet valutore që lidhen me sigurimin e valutës nga rezidentët në favor të jorezidentëve sipas marrëveshjeve të huasë.

Rezidentët nuk do të jenë më në gjendje të paguajnë valutë në llogaritë e tyre të hapura në banka dhe organizata jashtë vendit, as të paguajnë para pa hapur një llogari bankare duke përdorur mjetet elektronike të pagesës të disponueshme për ofruesit e huaj të shërbimeve të pagesave.

Gjithashtu, shoqëritë aksionare publike do të mund të blejnë aksionet e tyre të vendosura deri më 31 dhjetor të këtij viti (përveç blerjes së aksioneve të vendosura për të zvogëluar numrin total të tyre) në kushte të caktuara.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll