Bota

7pyetje&7 përgjigje/ Çfarë duhet të dini për negociatat në mes të bombave dhe luftës

28 Shkurt 2022, 16:27 Nga DOSJA
7pyetje&7 përgjigje/ Çfarë duhet të dini për

BJELLORUSI – Po zhvillohen aktualisht bisedimet mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës lidhur me luftën që po zhvillohet në shtetin ukrainas prej 5 ditësh. Më poshtë janë detajet nga takimi i sotëm në Bjellorusi:

1) Ku po zhvillohet takimi?
Në një rezidencë në rajonin Gomel përgjatë lumit Pripiat në Bjellorusi.

2)Kur nisi takimi?
Rreth orës 11:00.

3) Cila përbërja e delegacioneve? 
Pala ukrainase u përfaqësua nga Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe zëvendësministri i Jashtëm Dmytro Totsicki. Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë Dmitro Peskov njoftoi se përfaqësia ruse që do të diskutojë sot me krahun ukrainas përbëhet nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Presidencës së Rusisë.

4) çfarë kërkojnë palët?
Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të forcave ruse nga territori ukrainas. Pala ruse shprehet se qëllimi i saj është të arrihet një marrëveshje me interes së përbashkët, por nuk është specifikuar se çfarë synon konkretisht.

5) çfarë është biseduar në tryezëm, deklaratat?
Aktualisht, nuk ka asnjë informacion se çfarë kanë shprehur pjesëmarrësit në këtë tryezë negociatash.

6) Cili është qëndrimi i presidentëve Putin dhe Zelenskyy për bisedimet?
Presidenti rus Vladimir Putin mirëpriti zhvillimin e bisedimeve me Ukrainën, por sot ai vendosi në gadishmëri ardhmët bërthamore. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se nuk është optimist për ndonëj rezultat poziitv nga ky takim. Ai këmbënguli se luftimet do të vazhdojnë deri në tërheqje përfundimtare të Rusisë nga territori ukrainas.

7) Në çfarë atmosfere zhvillohen bisedimet?
Momentalisht, luftimet në qytetet e ndryshme të Ukrainës kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë raportoi sot se ka marrë nën kontroll qytetet Berdiansk dhe Enerhodar në juglindje të rajonit Zaporizhia si dhe hapësirën rreth centralit nuklear të rajonnit. Sot, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy firmosi kërkesën për anëtarësim të shpejtë nga Bashkimi Europian. BE u përgjigj më herët se kjo kërkesë do shqyrtohet në Këshillin e Europës dhe do të merret opinioni i Komisionit Europian. Kombet e Bashkuara raportuan se numri i refugjatëve të larguar nga Ukraina është 422 mijë. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës theksoi se ka vrarë që prej nisjes së konfliktit 5300 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 pajisje dhe amatime të ushtrisë ruse.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll