Sport

La Liga/ Barcelona shpërthen me “poker” ndaj Athletic Bilbaos, tani -1 nga Betis (VIDEO)

28 Shkurt 2022, 06:02 Nga DOSJA
La Liga/ Barcelona shpërthen me “poker” ndaj Athletic Bilbaos,

SPANJE – Barcelona mundi Athletic Bilbaon dhe me 45 pikët e grumbulluara, renditet në vendin e katërt, madje i është afruar në -1 pikë Betisit, që renditet i treti. Epërsia e katalanasve u konkretizua në fundin e takimit, ku edhe rezistenca e skuadrës baske u bë më e lehtë.

Pas shpërdorimit të rastit nga Gavi (18’) dhe aksionit të Adama Traoré (30’), i cilin tërheqi zvarrë disa kundërshtarë dhe i jep një asist Aubameyang, gjuajtjen e cilit kontrollohet nga Unai Simon, i vjen radha edhe golit të parë.

Barcelona kalon me meritë në epërsi në minutën e 37-të. Goditje perfekte e Pedrit nga këndi, gjuajtje e fuqishme e Piqué me kokë në traversë, por Aubameyang që ndjek aksionin, gjen koordinim e duhur dhe e dërgon topin në portën e zbrazur. Ky ishte dhe goli i pare i tij në “Camp Nou” me fanellën e re për ish-sulmuesin e Arsenalit.

Pavarësisht fishkëllimave të tifozëve, pas gabimeve dhe rasteve të shpërdoruar nga “blaugranët”, Dembélé dyfishon në minutën e 73-të. Francezi përshpejton, merr një top nga Frenkie De Jong, futet në zonë dhe shënon me një gjuajtje nën traversë. Luuk De Jong (90’) me kokë dhe Depay (90’+4) fiksuan “pokerin” e Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ankth te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve pierre emenick aubameyang qendërsulmuesi adama traore ankth te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve pierre emenick aubameyang qendërsulmuesi adama traore

Sondazh

Poll