Sport

Nuk ishte në stadium për shkak skualifikimi, vendi special ku Mourinho ndoqi Romën

27 Shkurt 2022, 20:37 Nga DOSJA

ITALI- José Mourinho është gjithmonë special, edhe në shikimin e ndeshjeve. Trajneri i Romës në fakt ishte i skualifikuar për protesta në takimin e javës së kaluar ndaj Veronës dhe nuk mundi ta ndiqte skuadrën e tij nga pankina, por as nga tribuna.

Në fakt, Mourinho nuk është paraqitur në stadiumin Picco, por ka vendosur ta shikojë ndeshjen nga autobusi i Romës me një tabletë. Me të ishte edhe trajneri i portierëve Nuno Santos dhe trajneri Rapetti, të dy të skualifikuar. Pas ndeshjes, iu bashkua me ta edhe drejtori sportiv Tiago Pinto.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll