Sport

Rikthehet kopshtarja e famshme, tifozët e Interit tjetër kor për të, reagimi është befasues

27 Shkurt 2022, 21:09 Nga DOSJA
Rikthehet kopshtarja e famshme, tifozët e Interit tjetër kor për

ITALI– Ndeshja Sampdoria-Inter në muajin shtator do të mbahet mend edhe për korin e famshme drejtuar punëtores së fushës. “Lëre kositësen, ne do ta presim barin”. E kënduar nga tifozët zikaltër në stadiumin Ferraris në Genoa para fillimit të ndeshjes, kori u përjetësua në një video që shumë shpejt u bë virale që kishte ndezur një lumë polemikash në rrjetet sociale.

Edhe në ndeshjen Genoa-Inter, tifozët e Interit nuk u përmbajtën dhe në fund të ndeshjes punëtorja e fushës kaloi nën setorin e tifozëve të Interit. Ajo iu përgjigj duke ngritur krahët dhe duke i thënë lamtumirë, refreni tashmë i njohur që pesë muaj më parë kishte qenë objekt i mijëra kritikave, nis sërish.

Megjithatë, reagimi ishte befasues: vajza, e shoqëruar nga një koleg, duartrokiti tifozët të cilët e brohorisnin me një buzëqeshje të madhe, jo tërësisht të fshehur nga maska.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport genoa inter genoa inter

Sondazh

Poll