Politike

Protesta/ Kryemadhi: Sot shansi i fundit i politikës, Lefter Koka mori vendimin e tij

21 Shkurt 2019, 09:51 Nga DOSJA
Protesta/ Kryemadhi: Sot shansi i fundit i politikës, Lefter Koka mori

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi, ka reaguar për mediat në nisje të protestës së opzitës, ku deklaroi se sot është shansi i fundit i politikës shqiptare.

Kryemadhi u shpreh se veprimi që ka marrë opozita është shumë ekstrem, por dhe situata në të cilën ndodhemi është ekstreme.

PJESË NGA INTERVISTA

Nuk ka më asnjë lloj dhune, dhuna e vetme vjen nga qeveria. Po e kuptojnë dhe qytetarët që kjo qeveri ka me votat e vjedhura të krimit. Mendoni ca mund të ndodhte në një vend të huaj, kur një deputet është faktuar që ka vejdhur votat me krimin e organziaur. Ky është  shansi i fundit për të çuar vendin në Bashkimin Evropian. Sot ky është shansi i fundit që ne i japim jo vetëm politikës shqiptare por dhe Partisë Socialiste. Ne e bëmë këtë veprim ekstrem pasi dhe situata është e tillë, mos na pyesni më ne por pyesni qytetarët.

Telat me gjëmba para Kuvendit?

Frikë dhe vetëm frikë, ai që ka bërë gabime ka frikë prandaj bën nga këto veprime. Nesë ata do kishin të drejtë do të ishin sot në Kuvend  dhe të zhvillonin senacën.

Koka nuk la mandatin?

Është zgjedhja e tij, jemi në demokraci. Është i lirë të bëj atë që do, prandaj jemi në demokraci secili bën ato që do.

Gjatë ditës së djeshme deputetët e opozitës kanë firmosur lënien e mandateve të tyre, dhe janë shprehur se nga sot ata janë qytetarë të thjeshtë. Veprimi i tyre është komentuar dhe kundërshtuar gjatë nga ambasadat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 shkurt 2019 djegia e mandateve monika kryemadhi protesta e opozites 21 shkurt 2019 djegia e mandateve monika kryemadhi protesta e opozites

Sondazh

Poll