Politike

Protesta e opozitës, flet zv.kryeministri Braçe: S’bëjmë hapa pas, sot sundon ligji

21 Shkurt 2019, 10:35 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, flet zv.kryeministri Braçe:

TIRANË- Gjatë kohës kur opozita po zhvillon një protestë para parlamentit, ka ardhur një reagim edhe nga qeveria. Zv.kryeministri Erion Braçe, në një postim në Twitter thotë se mazhoranca nuk do të bëjë kurrë dy hapa pas.

‘Gjithcka per Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend! Gjithcka per Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe! Ose te barabarte si qytetare ne te drejta e para ligjit, ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine. Qetesi, Durim, Ligj sot!’, shkruan Braçe.

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë para parlamentit. (Lexo ketu). Protesta vjen pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Deputetët e PD, LSI dhe partive të tjera opozitare kanë djegur mandatet duke hequr dorë nga posti i deputetit. Opozita kërkon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites erion brace protesta e opozites 21 shkurt djegia e mandateve te opozites erion brace protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll