Sport

Hyri për të pritur penalltitë, por gaboi më vendimtaren; Kepa i jep Liverpool-it Kupën

27 Shkurt 2022, 19:48 Nga DOSJA
Hyri për të pritur penalltitë, por gaboi më vendimtaren;

ANGLI– Liverpool fiton Carabao Cup në një ndeshjeje plot emocione, që shkoi deri në gjuajtjen e penalltive. 90 minutat përfunduan me shifrat 0-0 po ashtu edhe shtesa. Dy të anuluar, shkëndija në fushë dhe VAR që ndërhyri në disa episode. Ndeshja ishte emocionuese në 90 minuta sidomos kur të dy ekipet patën shanset për të fituar. Chelsea me Pulisic dhe sidomos Mason Mount (3 herë) dhe Liverpool me Mane, por rasti i fundit që mund të vendoste sfidën pa e çuar në shtesë ishte në këmbët e Romelu Lukakut.

Matip për Liverpool shënoi pas topit të dhënë nga Sane, ndërsa Havertz për Chelsean iu anulua pasi ëerner gjendjen në pozicion jashtë loje. Në shtesë trajneri Thomas Tuchel largoi portierin Mendy duke futur në lojë Kepan.

Te penalltitë të dy skuadrat ishin gati perfekte me 10 penallti të goditura në total. I pari e hapi serinë e penalltive Milner dhe u barazua nga Alonso.Të gjithë futbollistët goditën dhe shënuan ndaj erdhi radha e portiereve Keller dhe Kepa. Pikerisht portieri i Chelsea e humbi të fundit.

 

 

? ? LIVERPOOL HAVE WON THE LEAGUE CUP ON PENALTIES!

❌ KEPA MISSES HIS PENALTY! pic.twitter.com/H8cueHw4k0

— Football Daily (@footballdaily) February 27, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carabao cup chelsea liverpool carabao cup chelsea liverpool

Sondazh

Poll