Sport

VIDEO/ Shkelm në fytyrë e penallti në fund, Var dhe Abraham nderon Romën në minutën e 99′

27 Shkurt 2022, 19:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Shkelm në fytyrë e penallti në fund, Var dhe Abraham

ITALI– Roma rikthehet te fitorja pas tre barazimeve rradhazi. Skuadra e Mourinhos mposhti me vështirësi Spezian me shifrat 1-0. Një ndeshje që u zgjidh vetëm në minutën e 99′ dhe nga një penallti e shndërruar në gol nga Abraham.

Roma e nisi ndeshjen në sulm dhe në 20 minutat e para ishte shumë këmbëngulëse. Pellegrini goditi nga jashtë zone dhe topi u ndal në shtyllë pas devijimit të Provedel. Abraham menjeherë kishte mundësinë ta çonte në rrjetë, por portieri i vendasve bëri mrekullinë.Në fund të pjesës së parë Amian mori kartonin e dytë të verdhë dhe Spezia mbeti me një lojtar më pak. Në fraksionin e dytë, Roma provoi gjithçkua duke shfrytëzuar inferioritetin numerik të kundërshtarit.

Shumurodov në minutën e parë shtesë kishte një mundësi për Romën, por në rrëmujën e krijuar në zonë nuk e çoi topin në rrjetë. Verdhekuqtë tentuan deri në fund dhe Zaniolo u ndal nga traversa, kurse më pas Abraham nuk shënoi. VAR i erdhi në ndihmë verdhekuqve, pasi Zaniolo mori një shkel në fytyrë dhe për Romën u akordua penallti. Abraham dërgoi në rrjetë dhe i dha fitoren skuadrës së tij, që ngjitet për momentin në vendin e gjashtë me 44 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport roma spezia roma spezia

Sondazh

Poll