Sport

Tani zyrtarisht, Leeds shkarkon trajnerin argjentinas Marcelo Bielsa…

27 Shkurt 2022, 18:04 Nga DOSJA

ANGLI – Gjashtë ndeshje pa fitore dhe 21 gola të pësuar në këto takime! Seria e rezultateve të dobëta të Leeds, që aktualisht renditet në vendin e 16-të me dy pikë më shumë se skuadrat që renditen në zonën e rënies, ishte fatale për 67-vjeçarin Marcelo Bielsa.

Klubi anglez njoftoi të dielën shkarkimin e trajnerit argjentinas, pas një tjetër disfate të rëndë (0-4) një ditë më parë ndaj Tottenhamit.

Administratori Andrea Radrizzani, në njoftimin zyrtar të klubit, shkuan: “Ky ka qenë vendimi më i vështirë që më është dashur të marr gjatë qëndrimit tim në Leeds United, duke marrë parasysh të gjithë suksesin që ka pasur Marcelo në klub.

Me Marcelon, ne patëm tre fushata të jashtëzakonshme dhe kohët e mira u kthyen në “Elland Road”. Ai ndryshoi kulturën e klubit dhe solli një mentalitet fitues për të gjithë ne. Momentet e krijuara, veçanërisht në sezonin 2019/20 dhe fitorja e promovimit në Premier League, sigurisht që do të jetojnë gjatë në të gjitha kujtimet tona, përfshirë mua dhe tifozët”.

Me mbërritjen e Marcelo Bielsën në veri të Anglisë në fillimin e sezonit 2018-19, ish-trajneri i njohur, i cili ka drejtuar edhe kombëtaren argjentinase, e ktheu Leeds në ligën më të mirë sezonin e ardhshëm dhe emocionoi Premier Ligën vitin e kaluar, duke udhëhequr ekipin e tij që u rendin në vendin e nëntë. Ky sezon rezultatoi i pa suksesshëm për Bielsën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kundër leeds manchester united-leeds united trajneri bielsa kundër leeds manchester united-leeds united trajneri bielsa

Sondazh

Poll