Sport

Chapecoense nuk dëshiron të paguajë lojtarin që mbijetoi në aksidentin ajror; Kam tetë…

27 Shkurt 2022, 19:13 Nga DOSJA

BRAZIL– Mosmarrëveshje e shëmtuar ligjore mes Chapecoense dhe Alan Ruschel, një nga tre të mbijetuarit e rrëzimit të avionit të vitit 2016. Futbollisti vazhdoi të luante për klubin brazilian pas atij episodi të tmerrshëm dhe pavarësisht se u largua nga ekipi një vit më parë, ai ende ka disa probleme me pagat që Chapecoense nuk dëshiron ti njohë.

29 Nëntori 2016 është një datë që asnjë tifoz futbolli nuk do ta harrojë kurrë: avioni që po transportonte lojtarët dhe stafin e Chapecoense në Medellin për finalen e Kupës së Libertadores u rrëzua me 77 pasagjerë në bord, 71 prej të cilëve ndërruan jetë. Vetëm tre lojtarë i mbijetuan atij aksidenti: portieri Follman që kishte një këmbë të amputuar, mbrojtësi Neto që la futbollin tre vjet më vonë sepse nuk mundi të kapërcente dhimbjen dhe pikërisht mbrojtësi Ruschel që vazhdoi të luante me Chapecoensen deri në sezonin e kaluar.

Megjithatë, klubi brazilian ka ide të tjera për këtë, siç raportohet në një dokument që avokatët e klubit hartuan, duke kthyer mprapsht çdo kërkesë të lojtarit: “Aplikanti nuk ishte viktimë e një aksidenti, përkundrazi ai është një i mbijetuar i bekuar nga forca hyjnore dhe, ndër ata që lidhen drejtpërdrejt me futbollin, është i vetmi që vazhdon të zhvillojë aktivitetin e tij në të njëjtën mënyrë si në periudhën e mëparshme. Në fakt, incidenti i dha famë atij dhe rriti të ardhurat e tij, mjafton të rishikoni historinë e kontratave të tij, imazhi i tij është rritur dhe ka fituar famë në të gjithë botën”.

Ruschel u përgjigj me hidhërim: “Kam pasur akses në mbrojtjen e klubit dhe ata pretendojnë se nuk jam viktimë e aksidentit, por një i mbijetuar. Ata thonë se tragjedia më ka sjellë dobi. Ata janë mendjelehtë dhe nuk janë të përgatitur të merren me një çështje kaq të rëndësishme. Jeta ime duhej të vazhdonte, por kjo nuk e heq përgjegjësinë e klubit. Vetëm unë i di traumat që mbaj me vete, lodhjen, luftën për t’u rikthyer si futbollist. Sot kam tetë vida në shpinë, nuk dua të viktimizoj veten, thjesht dua të sqaroj këtë situatë. Të them që jeta ime ka vijuar normalisht është absurde, jo vetëm për mua, por edhe për familjet e viktimave të aksidentit”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil chapecoense ruschel brazil chapecoense ruschel

Sondazh

Poll