Sport

Pa himn, fushë neutrale e pa emër! Kushtet e FIFA-s për Rusinë, Polonia thotë fjalën e saj

27 Shkurt 2022, 20:12 Nga DOSJA
Pa himn, fushë neutrale e pa emër! Kushtet e FIFA-s për

EUROPË– Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka marrë masat fillestare në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Organi më i lartë qeverisës i futbollit botëror ka vendosur në fakt, me miratimin e UEFA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që Rusia t’i luajë ndeshjet e saj në një fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura, pa himn dhe flamur.

Ky vendim lidhet me ndeshjet e play-off-it për Kupën e Botës, të cilat Rusia do t’i duhet të luajë kundër Polonisë dhe padyshim që do të zbatohet vetëm nëse polakët ndryshojnë mendje dhe pranojnë të luajnë play-off në këto kushte të reja.

Megjithatë, vendimet e marra sot nga FIFA kundër Rusisë nuk mbarojnë me kaq. Në fakt, në të njëjtin takim u ra dakord që të paralajmërohet Rusia se pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës, edhe në rast të kalimit të play-off-it, nuk është e garantuar nëse Bashkimi Evropian dhe institucionet më të larta ndërkombëtare vendosin të rrisin presionin dhe të zgjerojë sanksionet pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, vendimet e marra nga FIFA sot nuk e bindën Poloninë, siç dëshmohet nga komenti i menjëhershëm i bërë nga numri një i Federatës Polake të Futbollit Cezary Kulesza, i cili përsëriti se Polonia nuk ka ndërmend të hyjë në fushë kundër Rusisë në play-off. Pjesëmarrja në Kupën e Botës së ardhshme: “Vendimi i sotëm i FIFA-s është plotësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këtë ndeshje. Pozicioni ynë mbetet i qartë: Kombëtarja polake NUK DO TË LUAJË me Rusinë, pavarësisht se cili është emri i ekipit”. Ishte postimi i presidentit të Federatës së Polonisë.

 

Today’s FIFA decision is totally unacceptable. We are not interested in participating in this game of appearances. Our stance remains intact: Polish National Team will NOT PLAY with Russia, no matter what the name of the team is.

— Cezary Kulesza (@Czarek_Kulesza) February 27, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa infantino polonia putin rusia fifa infantino polonia putin rusia

Sondazh

Poll