Sport

Shqipëria sanksione Rusisë prej luftës, qeveria merr vendim për ndeshjen e Nations League

27 Shkurt 2022, 18:18 Nga DOSJA
Shqipëria sanksione Rusisë prej luftës, qeveria merr vendim

SHQIPËRI– Shqipëria po u bashkohet shteteve që po vendosin sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Ministrja e Jashtë, OIta Xhaçka, ka dalë ditën e sotme në një konferencë dhe ka bërë me dije masat e marra.

Praktikisht kjo bën që ndeshja mes Shqipërisë dhe Rusisë në Nations League, më 2 qershor, mos të zhvillohet dot nëse kjo situatë vazhdon.Edhe ndeshja e dytë më 13 qershor rrezikohet. UEFA ka vendosur që Rusia të luajë në fushë asnjanëse, por shumë shtete ia kanë bllokuar fluturimet në zonat e tyre ajrore rusëve.

“Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën. Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave.” Tha ndër të tjera Xhaçka.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport rusia shqiperia rusia shqiperia

Sondazh

Poll