Aktualitet

Lufta/ Ambasada e Ukrainës në Shqipëri krijon SHTABIN për mbështetje, THIRRJA

27 Shkurt 2022, 09:03 Nga DOSJA

TIRANË– Në ambasadën e Ukrainës në Shqipëri është krijuar zyra e mbështetjes humanitare për viktimat e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Në mediat sociale është shpërndarë thirrja ndaj shqiptarëve për të ofruar ndihmë humanitare. Në njoftim udhëzohet se kush dëshiron të ndihmojë mund të sjellë mbulesa, jorgan, çarçaf, ushqime dhe ilaçe të ndryshme.

MESAZHI:

Në Ambasadën e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë është ngritur një shtab për të ofruar mbështetje humanitare për viktimat e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Kërkojmë nga njerëzit me vullnet të mirë që dëshirojnë të ofrojnë ndihmë humanitare të telefonojnë:+355 67 606 0630 – Yunna (Shqip)+355 69 490 2624 – Natalia (Anglisht)Dëshirojmë t’ju informojmë se, në gjendjen aktuale, gjërat më të rendesishme janë:mbulesa termike, qese gjumi, batanije, dyshek palestre, dyshekë, mushama, jastëkë.Produktet e higjenes për trupin, pasta dhe furça dhëmbësh, pelena dhe leter higjenike, peshqirë letre, antiseptik, alkool, maska ​​me shumë perdorim dhe më një përdorim.Fashot, solucione dezinfektimi, tenda, shtretër kampingu, soba, tenxhere, peshqir mikrofibër, enë tavoline më shumë përdorim.Bateri, qirinj, elektrik dore.Ushqime: ujë, ushqim i gatimit të shpejtë, bar myesli energjetike, fruta të thata, arra, ushqime të konservuara, makarona, drithëra të çastit.Lista e ilaçeve gjendet në linkunData, ora dhe vendi i dorëzimit të ndihmave humanitare dakordesoni me numrat e telefonit të mësipërm.‼️Për ata që dëshirojnë të transferojnë fonde për mbështetjen logjistike dhe mjekësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ne ofrojmë detaje bankare:Marrësi: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës;USREOU code: 00034022;

Banka: Shërbimi Shtetëror i Thesarit të Ukrainës, Kiev;MFI code: 820172; IBAN: UA458201720313281002302018611 – për mbështetje materiale, teknike dhe mjekësore. Më shumë detaje në linkun: https: //ukraine.ua/news/support-the-armed-forces-of-ukraine/ https://cutt.ly/BP8TUma

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll