Aktualitet

Moti i keq! Policia: Ndalohet kalimi drejt Greqisë nga Kapshtica për kamionët

27 Shkurt 2022, 12:07 Nga DOSJA
Moti i keq! Policia: Ndalohet kalimi drejt Greqisë nga Kapshtica për

KORÇË– Korça është përfshirë nga reshje të shumta dëbore përgjatë orëve të natës duke krijuar një situatë problematike për qarkullimin e automjeteve. Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar mjetet e tonazhit të rëndë se nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë deri në njoftim të dytë. Lëvizja e tyre do të ndalohet edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

NJOFTIMI:

Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim të Greqisë, deri në një njoftim të dytë.Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore.Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në vend! Rikthehet dëbora, zbardhet Llogaraja, Korça dhe Pogradeci pa energji

(A.B)/;Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll