Aktualitet

Vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë, i riu mohon krimin: E kisha shok

27 Shkurt 2022, 11:26 Nga DOSJA
Vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë, i riu mohon krimin: E kisha shok

VLORË– Shazi Ahmetaj i cili u arrestua një ditë më parë si autori i dyshuar i vrasjes së ish-ushtarakut, Altin Alikaj në Vlorë ka mohuar krimin. Para policisë ai ka deklaruar se me viktimën ishte shok dhe shoqërohej vazhdimisht me të.

Mësohet se Ahmetaj ka precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes dhe është emër i njohur për Policinë. Madje dhe në momentin e ndalimit, 23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua 40.5 gram heroinë.

Deri më tani, pista kryesore për kryerjen e krimit mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës, pasi i ndjeri sipas familjes ishte konsumues i lëndëve narkotike. Por gjithashtu nuk përjashtohet as pista e një borxhi si rrjedhojë e lëndëve narkotike, pasi viktima Altin Alikaj kohët e fundit ishte parë të kishte një shumë të konsiderueshme lekësh nëpër duar, që nuk ishte e zakonshme për të. Dyshohet se ai ka pasur një sasi lënde narkotike që e ka shitur dhe më pas nuk ia ka kthyer paratë e borxhit, Shazi Ahmetajt. Për më tepër, ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike, por edhe sot që u vendos në pranga nga Policia e Shtetit, kishte me vete heroinë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji” pasi më në fund Policia u thirr nga nëna e të ndjerit, e cila gjeti të birin pa jetë në banesën e tyre. Ndërkohë që Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në Polici e kishte bërë kushëriri i tij. Ndërkohë që sipas sistemit TIMS, ish-ushtaraku rezultonte ende në Kosovë, por kishte ardhur në Shqipëri ilegalisht për arsye që nuk dihen. Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta. Nga ana tjetër, familjarët e tij dyshonin se vrasja ishte e mirëorganizuar pasi fillimisht autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Dhe më pas e kanë vrarë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shazi ahmetaj shazi ahmetaj

Sondazh

Poll