Aktualitet

Moti i keq në vend! APELI i ARRSH: Udhëtoni me kujdes, përdorni gomat dimërore

27 Shkurt 2022, 07:43 Nga DOSJA
Moti i keq në vend! APELI i ARRSH: Udhëtoni me kujdes, përdorni

TIRANË-Moti i keq në Shqipëri ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për akset ku duhet të përdorin zinxhirët në rrugë nga Dardha e deri në Razëm dhe Bogë. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë duke ndjekur udhëzimet e Policisë Rrugore.

NJOFTIMI I PLOTË I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëv Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në vend! Rikthehet dëbora, zbardhet Llogaraja, Korça dhe Pogradeci pa drita

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll