Aktualitet

Moti i keq në vend! Rikthehet dëbora, zbardhet Llogaraja, Korça dhe Pogradeci pa energji

27 Shkurt 2022, 06:41 Nga DOSJA
Moti i keq në vend! Rikthehet dëbora, zbardhet Llogaraja, Korça

TIRANË– Reshje shiu dhe dëbore do jenë të pranishme në territorin shqiptar. Këto kanë krijuar probleme në disa akse rrugore.

Korça dhe Pogradeci janë përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës, ndërsa vijojnë edhe këtë mëngjes të shoqëruara me erëra të forta. Trashësia e dëborës ka shkuar + 50 cm, ndërsa në rrugën e Dardhës në lartësinë mbi 1100 m ka stuhi ere dhe dëborë. Gjatë natës për shkak të dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti Ersekës dhe Leskoviku kanë qenë pa energji elektrike ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikthimin e energjisë në qytet ndërsa në pjesën më të madhe të fshatrave situata mbetet njësoj, pa energji elektrike.

Probleme ka pasur edhe në bashkinë Maliq ka mungesë energjie në fshatrat Pojan, Zvezde dhe në njësitë Gorë dhe Moglicë ndërsa rrugë të bllokuara sipas informacioneve më të fundit është rruga e Dusharit. Në Pogradec shumë fshatra pa energji elektrike, zona e Mokrës e bllokuar.

Në Llogara reshjet e dëborës kanë mbuluar të gjithë zonën. Aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për te gjithë automjetet ndërkohë që trashësia e dëborës është deri në 10 cm.

ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për akset ku duhet të përdorin zinxhirët në rrugë nga Dardha e deri në Razëm dhe Bogë. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë duke ndjekur udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sipas MeteoAlb parashikohet që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu, por në zonat malore vranësirat do të gjenerojnë reshje dëbore. Ndërsa orët në vijim sjellin në vend përmirësim të lehtë të motit, ku priten momente pa reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keq! Policia: Ndalohet kalimi drejt Greqisë nga Kapshtica për kamionët

Zbardhet Llogaraja! Nisin reshjet e dëborës, trashësia arrin deri në 10 cm

Moti i keq në vend! APELI i ARRSH: Udhëtoni me kujdes, përdorni gomat dimërore

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll