Aktualitet

‘5 Maji’ protestë te kryeministria, banori: Rama nuk është këtu, qan hallin e Ukrainës

27 Shkurt 2022, 10:29 Nga DOSJA
‘5 Maji’ protestë te kryeministria, banori: Rama nuk

TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’ kanë protestuar ditën e sotme përballë kryeministrisë. Një prej banorëve është shprehur për mediat e pranishme se protestat e tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Thirrja e tij shkon për qytetarët shqiptarë që të dalin nga banesat e tyre pasi do i arrestojnë, duke shtuar se kështu i ndodhi edhe atij.

‘Jemi simbolikisht këtu se e dimë se nuk është këtu. Ne na kanë përzënë nga banesa, kështu që mund të fusim dhe ata të Ukrainës aty. Ne rrim te familjarët tanë. Ne i kemi prish rehatinë po njeriu për njeriun duhet. Sikur i kemi prish rehatinë dhe ne na e kanë prish. Kryeministri qan hallin e Ukrainës. Unë u arrestova se mbrojtja shtëpinë time, edhe vajza ime dhe disa të tjerë. Tani thirrja ime është ikni nga shtëpitë tuaja se ju arrestojnë, mua me ndodhi mendoj se do i ndodhë dhe të tjerëve. Ne do protestojmë se nuk i kemi nisur për qejfin tonë, na nxorën me dhunë, do protestojmë për të drejtat tona. Do ndjekim në mënyrë ligjore, unë kërkoj strehim, nuk kërkoj mëshirë por të drejtën time. Kurrë nuk i kam rënë në qafë shtetit. Ka qënë apo s’ka qënë e drejtë unë kam paguar.’- u shpreh banori.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi. Banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve te 5 majit 27 shkurt 2022 protesta perballe kryeministrise protestë protesta e banoreve te 5 majit 27 shkurt 2022 protesta perballe kryeministrise protestë

Sondazh

Poll