"Letra e Elva Margaritit është e turpshme"/ Zhupa në Kushtetuese: Ministrja gënjeu që Butrinti ka marrë lek nga sh...
Bota
LUFTA/ 352 viktima, negociatat zhvillohen nesër në Bjellorusi, Ukraina padit Rusinë në Hagë
27 Shkurt 2022, 06:08Nga DOSJA
KIEV– Lufta vazhdon dhe për pak orë futet në ditën e saj të pestë. Pas më shumë se 5 orësh u vendos që negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës të ndodhin në Bjellorusi. Zelenskyy ra dakord që takimi të zhvillohej pa kushte në kufirin Ukrainas-Bjellorusi në rajonin Pripyat, në një rezidencë shtetorëre. Vetë Zelensky nuk do të jetë i pranishëm. Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur. Kievi është i rrethuar dhe autokolona ruse ndodhet vetëm 40 milje larg qendrës së qytetit.
E gjithë hapësira ajrore Evropian përfshirë dhe shumë vende të tjera jashshtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Ky sanksion është i vlefshëm dhe për avionët privatë e të çdo lloj fluturimi. Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Belgjika, Republika Çeke, Portugalia, Greqia e Italia po dërgojnë mjete ushtarake, armatime e ndohma të tjera në Ukrainë. Britania e Madhe konfirmoi se ka dërguar trupa dhe mjete luftarake në Europën Lindore. Gjithashtu, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri me dije se vendi i tij ka dërgur 500 raketahedhëse “Stinger” dhe 1 mijë armë anti-tank. Kryeministri britanik Boris Johnson bisedoi në telefon me presidentin Zelenski. Ai këmbënguli se faktori ndërkombëtar duhet ta izolojë Rusinë akoma më shumë në aspektin diplomatik dhe financiar. Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen sipas sanksioneve të reja të BE-së. Kështu njoftoi Borrell. Duke folur së bashku me von der Leyen në Bruksel, Borrell tha të dielën se do të siguronte miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Sipas paketës, “bankat e rëndësishme ruse do të përjashtohen nga sistemi SWIFT,”- tha von der Leyen në konferencën për shtyp.
Polonia thotë se 115,000 refugjatë kanë kaluar kufirin e saj nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, ndërsa OKB vlerëson se 160,000 ukrainas janë zhvendosur. Më shumë se 50,000 kanë kaluar gjithashtu në Hungari dhe Rumani, ndërsa 16,000 të tjerë që kanë shkuar në Moldavi. BE ndalon mediat ruse Russia Today dhe Sputnik. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një konferencë shtypi në Bruksel njoftoi se blloku do të ndalonte të dy mediat në një përpjekje “për të luftuar” dezinformimin rus. “Ne po e mbysim gjarprin nga koka,”– tha Borrell.
Anglia i bashkohet Republikës Çeke, Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur ndeshje futbolli kundër Rusisë. Kryeministri i Ontarios udhëzon agjencitë kanadeze që të tërheqin produktet ruse. Ai kërkoi që në raftet e dyqaneve kanadeze të mos kishte më prodhimë ruse dhe të kontrollohej gjithçka nga Ministria e Financave. Nju Jorku ka ndërprerë transaksionet me entitetet ruse. Guvernatori Kathy Hochul nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon bizneset shtetërore të ndërpresin transaksionet me entitetet ruse. Hochul bëri thirrje për një rishikim të të gjitha blerjeve shtetërore dhe tha se nuk do të lejojë asnjë investim që ndihmon drejtpërdrejt ose tërthorazi Rusinë. Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi derisa të hiqen sanksionet ekonomike federale kundër Rusisë.
Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë. Sipas Zelenskyy, çështja në fjalë do të shkojë në një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve në lidhje me të drejtën ndërkombëtare.
UKRAINË– Numri i njerëzve të vrarë në Ukrainë pas pushtimit rus është 352 civilë, tha të dielën Ministria e Brendshme e Ukrainës. Të paktën 14 nga t...
UKRAINË– Një person nga Ukraina ka lënë një mesazh që është postuar nga miku i tij në rrjetet sociale. Ai për momentin ndodhet në Kiev që është vendi...
TIRANË-Në këtë kohë lufte të gjitha shtetet kanë dhënë ndihmën e tyre për Ukrainën dhe të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe shqiptarët. Është hapur një w...
UKRAINË– Imazhet satelitore tregojnë një kolonë të madhe trupash ruse të drejtuar drejt Kievit. Kolona është e gjatë 3.25 milje dhe ndodhet vetëm 40 ...
BRUKSEL– Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi r...
UKRAINË– Ukraina ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti, Volodymyr Zelensk...
UKRAINË– Sot u mbyll dita e katërt që Rusia pio zhvillon një luftë në ukrainë dhe të vdekurit janë shtuar. Reagimet e shteteve të tjera gjithashtu ja...
RUSI– Prezantuesi i televizionit shtetëror rus Dmitry Kiselyov mbajti një monolog gjatë programit të tij të mbrëmjes së sotme në të cilin shtroi pyetjen: ...
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kshkruan se Serbia ka qenë vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar ng...