Aktualitet

Kanabis, abuzim me të mitur, 4 persona arrestohen në Tiranë

27 Shkurt 2022, 10:49 Nga DOSJA
Kanabis, abuzim me të mitur, 4 persona arrestohen në Tiranë

TIRANË– Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar pasi është kapur në flagrancë me lëndën narkotike kanabis sativa. Po ashtu është arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marëdhënie seksualeme dhunë me një shtetase të mitur.

NJOFTIMI:

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. K., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, në sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariaritin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit O. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. G., 38 vjeç dhe D. S., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll