Sport

Ligue 1/ Rikthimi i Mbappè ndaj St Etienne, PSG gjithnjë e më afër titullit…

27 Shkurt 2022, 06:26 Nga DOSJA
Ligue 1/ Rikthimi i Mbappè ndaj St Etienne, PSG gjithnjë e më

FRANCE – Po afrohet gjithnjë e më shumë titullit të kampionatit francez, skuadra e PSG , e cila në javën e 26-të të Ligue 1 mposht St Etienne 3-1 dhe fluturon në +16 pikë ndaj Nice, e ndalur në 0-0 nga Strasburgu. Një dorë në titull për Pochettinon, i cili falenderon Kylian Mbappèn e zakonshëm: që pas avantazhin e mysafirëve të Bouanga, fenomeni francez përgjigjet me një dygolësh dhe një assist për Danilo Pereiran, autor i golit të tretë.

PSG-St Etienne 3-1
Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për të fituar kampionatin francez nga PSG. Parizienët fluturojnë +16 pikë mbi Nice dhe Marseille, kjo e fundit sot në fushë për t’u përpjekur t’i japë sërish kuptim kësaj Ligue 1. Kundër St Etienne, testi i zakonshëm i lojtarëve të Pochettinos, të cilët duhet të mbështeten te yjet e tyre, për të kompensuar hendekun e nënshkruar nga Bouanga në 16′. Ne skenë ngjitet një super Mbappè (42’, 47’) që përmbys rezultatin dhe 2-1, ku në rastin e golit të dytë ishte Messi autor i një asistimi të shkëlqyer. Më pas është Danilo Pereira, me Mbappè që shënon në minutën e 52-të dhe tashmë e mbyll ndeshjen me rezultatin 3-1. Më pas Neymar, Di Maria, Messi dhe Mbappè, të gjithë së bashku në fushë, menaxhojnë rezultatin. Braziliani ndalet nga një shtyllë, por nuk kishte rëndësi, tre pikët ishin siguruar në “Parco dei Principi”.

Strasburg-Nice 0-0

Nice nuk del nga momenti negativ, duke marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit dhe duke u frenuar ndaj një Strasburgu të mirë, solid në zonën e Evropës. Kuqezinjtë e Galtier, për momentin të dytët në renditje së bashku me Marsejën, penalizohen nga përjashtimi i Dantes (dy të verdha) në fillimin e pjesës së dytë. Pas atij momenti janë vendësit që marrin përsipër lojën, ndërsa Nice duhet të kënaqet duke u mbrojtur dhe fituar qoftë edhe një pikë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi atyre të kylian mbappe e lionel messi di maria e ardhmja e kylian mbappé messi dhe mbappè neymar një assist për danilo pereiran skuadra e psg argjentinasi lionel messi atyre të kylian mbappe e lionel messi di maria e ardhmja e kylian mbappé messi dhe mbappè neymar një assist për danilo pereiran skuadra e psg

Sondazh

Poll