Sport

Eksodi nga Ukraina, lojtarët brazilianë shfaqen si emigrantë; largohen në rrugë tokësore

26 Shkurt 2022, 14:10 Nga DOSJA

UKRAINË– Ushtria ruse po përparon drejt Kievit, ndërsa shumë njerëz po lëvizin drejt kufijve, duke ikur sa më larg konfliktit me çdo mjet. Edhe në këmbë për t’u larguar nga zonat ku ka luftime. Mes tyre janë edhe futbollistët brazilianë që luajnë në ekipe si Dinamo Kiev apo Shakhtar Donetsk. Disa lojtarë të tjerë që luajnë me Rukh Lviv (klubi i qytetit Lviv) arritën të hipin në një autobus për t’u larguar në Poloni.

Edson, një ish-lojtar i Bahias, kishte mbërritur në Ukrainë në fund të janarit: ai nuk kishte kohë as të dilte në fushë. Ai u nis të enjten dhe udhëtoi me shokët e skuadrës Talles Brenner dhe Fabrício Alvarenga (argjentinas).
“Gjithçka është në rregull, faleminderit zotit. Po shkojmë në Poloni”, thotë amerikano-jugori në një story në Instagram.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo kiev rusi shakhtar donetsk ukraine dinamo kiev rusi shakhtar donetsk ukraine

Sondazh

Poll