Sport

Bajrami traversë, Juventus mposht Empolin dhe fluturon me Kean e Vlahovic

26 Shkurt 2022, 19:18 Nga DOSJA
Bajrami traversë, Juventus mposht Empolin dhe fluturon me Kean e Vlahovic

ITALI– Pas dy barazimeve me Atalantën dhe Torinon, Juventus rikthehet te fitorja duke mposhtur me shifrat 3-2 Empolin, takim për javën e 27-të të Serie A. Skuadra bardhezi konsolidon vendin e katërt dhe rikuperon 2 pikë nga Milan dhe Inter.Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 32’ me një goditje me kokë të Kean, por pas shtatë minutash skuadra e Empolit do të barazonte shifrat.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në avantazh të Juventusit. Dusan Vlahovic kaloi sërish në epërsi Juventusin përpara se gjyqtari kryesor të sinjalizonte fundin e pjesës së parë.Në pjesën e dytë, do të ishte sërish sulmuesi serb që do të thellonte rezultatin. Ai u gjend i vetëm përballë portierit dhe me një goditje klasi e ndali topin në rrjetë.

La Mantia “trazoi ujrat” për Juventusin dhjetë minuta më vonë. Sulmuesi i hedhur në lojë në pjesën e dytë shënoi golin që e çoi takimin në 3-2, ndërkohë që vlen për t’u përmendur se përpara këtij rasti, Nedim Bajrami u ndal vetëm nga tranversa. Kështu ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2, me Juventusin që del me tre pikë shumë të rëndësishme nga ky takim.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bajrami empoli juventus vlahovic bajrami empoli juventus vlahovic

Sondazh

Poll