Sport

Dy penallti dhe fitore në fund; Egnatia merr frymë në klasifikim, mund Kastriotin

26 Shkurt 2022, 14:55 Nga DOSJA
Dy penallti dhe fitore në fund; Egnatia merr frymë në klasifikim,

RROGOZHINË– Sfidën e mbijetesës e fiton Egnatia. Skuadra rrogozhinase mund Kastriotin me shifrat 2-1 dhe del disi nga zona e ftohtë, duke përfituar nga barazimi i Dinamos.45 minutat e para nuk patën raste e gola, kurse në të dytën erdhi zhbllokimi me një penallti. Gëzim Krasniqi nuk fali nga pika e bardhë në minutën e 58′.

Më pas Ademi kishte dy raste për të realizuar golin e epërsisë dyfishe, sikurse edhe Pedro Augusto. Një penallti tjetër vendosi baraspeshën. Kaina ndëshkoi vendasit në të 75-tën.

 

Egnatia nuk u dorëzua dhe me Ademin shënoi golin e fitores, me një goditje me kokë në minutën e 89′. Në fund pati edhe tension, me Artur Maganin që u ndëshkua me karton të kuq.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia kastrioti egnatia kastrioti

Sondazh

Poll