Sport

Lufta shkatërroi punën 20-vjeçare të Abramovich, Chelsea i kalon një Fondacion Bamirësie

26 Shkurt 2022, 19:25 Nga DOSJA
Lufta shkatërroi punën 20-vjeçare të Abramovich, Chelsea i

ANGLI– Roman Abramovich nuk do të jetë më president i Chelsea-t. Njoftimi erdhi me një deklaratë zyrtare nga presidenti rus i klubit kampion në fuqi të Europës. Në qëndrimin zyrtar të publikuar në faqen e klubit londinez, miliarderi rus thotë se detyra e tij në këtë klub ka qenë “portier” me qëllim që të siguronte suksesin më të madh për Chelsean. Ai konfirmoi se ka hequr nga aksionet e çelsit dhe pronësia e klubit i kalon Fondacionit Bamirës “Chelsea”.

“Gjatë gati 20 viteve të pronësisë sime te Chelsea, gjithmonë e kam konsideruar rolin tim si portier i klubit, detyra e të cilit është të sigurojë suksesin më të madh që mund të kemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, dhe në të njëjtën kohë të luajmë një rol pozitiv. Unë u mbetem besnik këtyre vlerave. Prandaj sot po ua besoj administruesve të Fondacionit Bamirës ‘Chelsea’ menaxhimin dhe kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht jemi në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha manjati rus.

Pasi Britania e Madhe vendosi sanksione ekonomike ndaj 5 bankave dhe 3 biznesmenëve rusë, Abramovich ishte njëri prej personave që rrezikohej nga këto vendime për shkak se ka jetuar dhe investuar në Angli për shumë vite. Si pasojë luftës në Ukrainë, autoritetet britanike po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që ai të mos hyjë më në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë 20 viteve në krye të klubit londinez, Abramovich siguroi 5 kampionate angleze dhe dy Liga të Kampioneve duke e kthyer Chelsean në një superfuqi të futbollit britanik dhe Europian. Ai drejtoi “Blutë” në periudhën më të suksesshme të tyre në histori.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll