Sport

Strakosha gati të rinovojë, por fillimisht Tare e Lotito duhet ti plotësojnë këto kushte

26 Shkurt 2022, 15:05 Nga DOSJA
Strakosha gati të rinovojë, por fillimisht Tare e Lotito duhet ti

ITALI- Thomas Strakosha gati për të rinovuar kontratën që i skadon në qershor me Lazion. Portieri shqiptar ka vendosur që të qëndrojë tek klubi kryeqytetas, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij.

Lojtari kërkon një pagë prej 2 milionë eurosh neto në sezon, plus një bonus në momentin e firmosjes së rinovimit prej 2.5 milionë eurosh.

Por jo vetëm kaq, Strakosha i ka kërkuar klubit garanci për të luajtur si titullar. Tashmë topi kalon në anën e Claudio Lotitos, që duhet të vendosë nëse do të pranojë ose jo këto kushte.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll