Sport

Duan t’i heqin Chelsea-n Abramovicit, aksionet e klubit shiten për shifrën e çmendur

26 Shkurt 2022, 14:45 Nga DOSJA
Duan t’i heqin Chelsea-n Abramovicit, aksionet e klubit shiten për

ANGLI- Investitorët po monitorojnë se çfarë mund të ndodhë me Chelsean në të ardhmen e afërt si rezultat i lidhjeve të pretenduara të Roman Abramovich me Vladimir Putin.

Mediat amerikane pretendojnë se klubi londinez është në rrezik për shkak të konfliktit në Ukrainë. Klubi ka marrë një ofertë këtë muaj, megjithatë presidenti vlerëson të paktën 1.9 miliardë euro aksionet e klubit.

Abramovich, ka qenë argument i një diskutimi parlamentar që kur precipitoi situata në Ukrainë, me deputetin Chris Bryant që deklaroi se qeveria e Boris Johnson nuk duhet t’i lejojë oligarkut që të jetë pronar i një klubi në Angli. Abramovich pretendon se i ka reduktuar prej kohësh lidhjet e tij me qeverinë ruse dhe e ka zhvendosur rezidencën e tij nga Anglia në Izrael.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovic chelsea rusia abramovic chelsea rusia

Sondazh

Poll