Sport

‘Futboll, jo luftë’! Laçi merr të mirëqenë banderolën, 4 gola nga Tirana në pjesë të parë

26 Shkurt 2022, 18:23 Nga DOSJA
‘Futboll, jo luftë’! Laçi merr të

SHQIPËRI-Tirana ka “shkatërruar” Laçin në supersfidën e kësaj jave në Superiore. Ekipi i Orges Shehit fitoi me poker ndaj kurbinasve me rezultatin 4-1 dhe tashmë shkon në +6 e vetme në krye. Ishte Redon Xhixha që zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë të takimit. Një gabim foshnjarak nga ana e Roganovic u shfrytëzua mjaft mirë nga lojtari i Tiranës duke e çuar topin në rrjetë. Pak minuta më vonë Najdovski kërceu më shumë nga çdo lojtar tjetër në zonë pas një goditje këndi duke dyfishuar rezultatin për vendasit.

Do të ishte sërish një gabim i mbrojtjes së Laçit që do të sillte edhe golin e tretë të Tiranës. Këtë herë gabon Velkoski që e çoi topin në këmbët e lojtarëve të Tiranës dhe Seferi nga shumë pranë portës realizoi dhe golin e tretë.

Pjesa e parë u mbyll me pokerin e Tiranës që u plotësua nga ai që nisi gjithçka, Redon Xhixha. Një përgjumje e Laçit bëri që Xhixha të dilte i vetëm përballë portierit ku nuk fali dhe e çoi rezultatin në 4-0. Në sfidën tjetër të kësaj dite, Teuta dhe Kukësi u ndalën në një barazim 1-1 në shtëpinë e këtyre të fundit. Ishte Teuta ajo që realizoi e para me anë të Rubin Hebaj në minutën e 77-të.Megjithatë, vendasit u kundërpërgjigjën në minutat e fundit të takimit me anë të Edi Bashës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport teuta tirana teuta tirana

Sondazh

Poll