Sport

Rilind ideja Super League/ Real Madrid, Juventus dhe Barça nisin një projekt ndryshe

26 Shkurt 2022, 13:58 Nga DOSJA
Rilind ideja Super League/ Real Madrid, Juventus dhe Barça nisin një

EUROPË– Real Madrid, Barcelona dhe Juventus po përgatiten të rinisin projektin e Super League-s dhe janë gati të dalin me një njoftim të rëndësishëm. Daily Telegraph shpjegon se tre klubet ‘rebele’ janë gati të ringjallin idenë, duke premtuar megjithatë se do të hedhin poshtë propozimin origjinal për të pasur anëtarë të përhershëm në ligën separatiste.

Super League, fillimisht, lindi si një alternativë private e kompeticionit me numër të kufizuar ndaj Champions League Një turne që do të bënte bashkë 20 skuadrat më të mira europiane, nga të cilat 15 pjesëmarrëse me të drejtë dhe 5 të tjera të përcaktuara sezon pas sezoni nga një mekanizëm kualifikimi. Ideja u lançua në prill nga 12 klubet themeluese: Inter, Milan, Juventus, Real Madrid, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal.

Një ide që u mbyt brenda pak orësh. Klubet e Premier League, si dhe Inter, Milan dhe Atletico Madrid u tërhoqën. Real, Juventus dhe Barcelona, ​​nga ana tjetër, kanë refuzuar gjithmonë të tërhiqen. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do të flasë në një samit të industrisë së sportit dhe, me atë rast, do të përshkruajë ndryshimet kryesore. Ideja për të pasur anëtarë të përhershëm në konkurs është e destinuar të braktiset dhe të zëvendësohet me një format tradicional kualifikimi.

Rinisja e projektit vjen përpara seancës dëgjimore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, një seancë në të cilën klubet ‘rebele’ do të sfidojnë UEFA-n. Nëntë klubet që janë tërhequr nga Super League tashmë kanë rënë dakord të paguajnë një gjobë kolektive prej 15 milionë euro për organin drejtues të futbollit. Nëse këto klube i bashkohen një lige të ngjashme në të ardhmen, ata do të duhet të paguajnë dënime edhe më të rënda.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona juventus real madrid super league barcelona juventus real madrid super league

Sondazh

Poll