Sport

Polonia nuk luan ndaj Rusisë, kapiteni Lewandowski jep mbështetjen e tij: Vendim i drejtë!

26 Shkurt 2022, 11:37 Nga DOSJA
Polonia nuk luan ndaj Rusisë, kapiteni Lewandowski jep mbështetjen e

POLONI-Një ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e Champions League të mos zhvillohet në Shën Petersburg dhe të zhvendoset në Paris, ndërkohë që klubet ruse, ukrainase dhe kombëtaret e këtyre dy vendeve për momentin ndeshjet e tyre si pritëse duhet t’i luajnë në fusha asnjanëse.

Tashmë ka edhe rebelizëm nga Polonia, që ka vendosur të mos e luajë ndeshjen kundër Rusisë, për llogari të “play-off” për Kupën e Botës “Katar 2022”. Pas reagimit të presidentit të Federatës së Futbollit polake Cezary Kulesza, ka ardhur edhe mbështetja e kapitenit të përfaqësueses Robert Lewandowski, i cili shkruan në Twitter.

Vendimi i duhur! Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me kombëtaren ruse, në një situatë kur sulmi i armatosur në Ukrainë vazhdon. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të pretendojmë se nuk po ndodh asgjë”.

 

Słuszna decyzja! Nie wyobrażam sobie grania meczu z reprezentacją Rosji w sytuacji gdy trwa agresja zbrojna na Ukrainie. Rosyjscy piłkarze i kibice nie są za to odpowiedzialni, ale nie możemy udawać, że nic się nie dzieje. https://t.co/rfnfbXzdjF

— Robert Lewandowski (@lewy_official) February 26, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lewandowski polonia lewandowski polonia

Sondazh

Poll