Sport

Dinamo-Partizani, fanelat e ‘rënda’ nuk shënojnë gola! VAR protagonist në derbi

25 Shkurt 2022, 21:02 Nga DOSJA
Dinamo-Partizani, fanelat e ‘rënda’ nuk shënojnë

ELBASAN– Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit që u zhvillua në “Elbasan Arena”. Një takim që përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa duhet thënë se VAR u bë protagonist pasi anuloi një penallti të dhënë në favor të Dinamos, që mund të ndryshonte fatin e kësaj sfide.

Sfida ishte e luftuar por munguan rastet e pastra për shënim. Në fund të pjesës së parë, Partizani iu afrua golit fillimisht me Malën dhe më pas me Carën dhe Kallakun, por Harizaj është i pakalueshëm.

Momenti më i rëndësishëm i derbit ndodh në minutën e 76-të. Gjyqtari Jorgji jep penallti për Dinamon dhe ndëshkon me karton të kuq Muratajn. Por ndërhyn VAR, që anulon penalltinë për skuadrën blu, që duhet të kënaqet me një goditje dënimi.

 

Djemtë e Devollit, në superioritet numerik, mundohen që të gjejnë golin e fitores, por edhe “të kuqtë” zbresin rrezikshëm dhe i afrohen golit me Kallakun. Dinamo mundohet të marrë tre pikë shprese, por nuk arrin që të zhbllokojë këtë sfidë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo partizani dinamo partizani

Sondazh

Poll