Politike

Sulmi i Rusisë, Xhaçka: 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë, vetëm 5-6 që duan të kthehen

25 Shkurt 2022, 18:58 Nga DOSJA
Sulmi i Rusisë, Xhaçka: 60 shqiptarë jetojnë në

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se Ukrainë ndodhen 5-6 shqiptarë që duan të ikin nga vendi. Në një konferencë për mediat, Xhaçka tha se në Ukrainë janë vetëm 60 shqiptarë që janë tërësisht të integruar, por vetëm disa prej tyre kanë kontaktuar Ambasadën tonë për të kërkuar se si të dalin nga vendi.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Zonja ministre a ka më shqiptarë në Ukrainë? A i rikthehemi Luftës së Ftohtë?

Xhaçka: Ka komunitet shumë të vogël. Ka edhe 11 shqiptarë në OSBE, janë pjesë e plajnit të evakuimit. 5-6 vetë kanë kërkuar asisencë për t’u larguar nga Ukraina. U kemi sugjeruar rrugë tokësore. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta.

Rama: Sot vura re një prononcim të Sarcozy, me të cilin konsultohem hera-herës por politikën e jashtme. Kishte thënë që NATO nuk funksionin më, as BE, as G7. As G20. Kombet e Bashkuara janë një problem. E gjithë arkitektura e politikës dhe e institucioneve duhet riparë dhe ribërë për shekullin e 21. Është herët për të bërë parashikime. Koha do të tregojë. Edhe nga krizat dalin mundësi të mëdha.

Pyetje: Si një vend anëtar i NATO-s mendoni se Zelensky u la në baltë nga ndërkombëtarët? A mendoni se do të shihet mundësia që NATO të përfshijë Ukrainën në gjirin e saj?

Rama: E bëra diskutimin tim në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s. Por janë sekrete. Të gjitha këto pyetje janë tema që meritojnë diskutim. Nëse NATO do të shtyhej përtej zonës do të thoshte që do të shpallte Luftën e Tretë Botërore.

Pyetje: Kolegë në Kiev na raportuan se qytetarët do të luftojnë, kemi komunikim me ta.

Xhaçka: Bëhet fjalë për 60 shqiptarë. Kemi informacion vetëm për ata që na kanë kontaktuar për t’u larguar. 5-6 na kanë kontaktuar. 

Pyetje: Johnson krahasoi Kosovën me Ukrainën, a mendoni se qëndron?

Rama: Dua të kufizohem me komente. Nga brutaliteti është krejt e ngjashme. Liderët e atëhershëm rrezikuan shumë. Ashtu sikur i ndjeri presidenti Rugova u mor peng faktikisht. Nuk ka ndodhur në Europë, futja me Ushtri me një shtet tjetër sovran etj. Kështu që shpresoj që me kryeministrin britanik do të takohemi. Do të shkojmë në Londër. Do të diskutojmë edhe për këtë.

LAJM KRYESOR: Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë ‘të fortët’ (Deklaratat)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lufta ukraine-rusi olta xhacka edi rama lufta ukraine-rusi olta xhacka

Sondazh

Poll