Politike

Sa e mbrojtur është Shqipëria? Peleshi: NATO futet dhe për një cm katror, treguam muskujt

25 Shkurt 2022, 18:34 Nga DOSJA
Sa e mbrojtur është Shqipëria? Peleshi: NATO futet dhe për

TIRANË– Shqipëria është e mbrojtur nga më të fortët! Këtë kanë deklaruar kryeministri Edi Rama e ministri Niko Peleshi kur janë pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga ndonjë sulm pas luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Në një konferencë për gazetarët, referuar stërvitjes së mbajtur në Shqipëri, Rama e Peleshi thanë se NATO futet në veprim edhe nëse rrezikohet një centimetër katror i vendit tonë. 

Pyetje: Sa kapacitete mbrohet se ka sot Shipëria?

Niko Peleshi: Ne jemi fatlumë që jemi aleatë të NATO-s, do të thotë që nëse na preket edhe një cm katror , NATO vepron si një e tërë. Ne kemi detyra operacionale, objektiva, për të cilat investojmë çdo ditë. Grup batalioni të këmbësorisë që është i gatshëm nga NATO. NATO është një aleancë që sulmon duke shkurajuar. Edhe pjesëmarrja në stërvitje siç e keni ndjekur, këtë synon, të tregojë muskujt e aleancës. Në këtë situatë NATO ka rritur prezencën e saj në kufijtë lindorë dhe kemi marrë angazhime konkrete dhe kemi dërguar pranë KFOR një togë prej 30 efektivësh, ndërkohë që kemi në dispozicion një togë tjetër.

Edi Rama:  Duhet të keni parasysh që këtu është bërë një stërvitje dhe këtu jo vetëm që nuk jemi vetëm, por jemi me më të fortët. Besoj ju ka rënë në sy që përpara pak kohe kishim në ujërat tona aeroplanmbajtesen që është një aeroport ushtarak masiv më vete, nuk kemi asnjë arsye ne të shqetësohemi nëse do të kemi apo jo kapacitet për tu mbrojtur, duke pasur arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota.

LAJM KRYESOR: Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë ‘të fortët’ (Deklaratat)

(F.m/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lufta ukraine-rusi niko peleshi edi rama lufta ukraine-rusi niko peleshi

Sondazh

Poll