Politike

Basha nga Lushnja: SPAK të çojë para drejtësisë abuzuesit e parave të shqiptarëve

25 Shkurt 2022, 17:21 Nga DOSJA
Basha nga Lushnja: SPAK të çojë para drejtësisë

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha nga Lushnja i ka bërë thirrje SPAK që të çojë përpara drejtësisë të gjithë personat që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve. Gjatë fushatës elektorale për kandidatin për kryebashkiak të Lushnjes, Indrit Sefa, Basha ka thënë se qytetarët duhet t’i japin fund modelit Rama dhe të votojnë Sefën më 6 mars

“Tani është në dorën e SPAK të justifikojë besimin e qytetarëve duke çuar pa drejtësisë nga bishti te koka të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Ndërsa në dorën tuaj është t’i jepni fund modelit Rama të korrupsionit me 6 mars. Le t’i japim Lushnjes një model të anti-korrupsionit përmes një avokati kundër korrupsionit si Indrit Sefa. Gjëja e parë që i duhet Lushnja është dhembshuria e qytetarit të parë për fermerët. I kam takuar e i kam parë se si janë zbehur e lodhur në 8 vite vuajtje, të mallkuar nga keqqeverisja e 8 viteve. Indrit Sefa nuk do të shiojë ngjyrat partiake por vetëm interesat e qytetit dhe fermerëve. Ky është Indit Sefa, bashkëpunëtorët që e kam patur në krah në beteja jo të lehta.Ta nisim rrugëtimin tonë për një model të ri, kulturës së re politike, një PD të rinisë nga Lushnja. Votoni PD-në dhe Indrit Sefën,” tha Basha.

Thirret ezani, Basha ndërpret fjalën në Lushnje: Zoti nuk na ka harruar

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll