Politike

A rrezikohet Ballkani i Hapur? Rama: Edhe Serbia bëri hapa pas, pashë deklaratën e Vuçiç

25 Shkurt 2022, 18:45 Nga DOSJA
A rrezikohet Ballkani i Hapur? Rama: Edhe Serbia bëri hapa pas, pashë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me ecurinë e Ballkanit të Hapur, pas deklaratave që ka bërë Serbia në lidhje me luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë. I pyetur nëse Shqipëria do të tërhiqet nga Ballkani i Hapur pas pozicionimit të Serbisë, Rama tha se edhe vetë Serbia ka bërë hapa pas referuar deklaratës së bërë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili duket se bëri hapa pas kur deklaroi se ka njohur integritetin territorial të Ukrainës. Gjithsesi, Rama shtoi se në lidhje me Ballkanin e Hapur janë shumë gjëra për tu parë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Duke ju referuar faktit që Serbia në një farë mënyre nuk ka mbajtur një qëndrim të prerë kundër agresionit rus, por edhe nga marrëdhëniet që ka pasur me Rusinë, është krijuar ideja që mund të rikthehen konfliktet në rajonin e Ballkanit. A rrezikon Ballkani më këtë situatë, do të rishikoni pozicionin tuja në Ballkanin e Hapur?

Edi Rama: Përsa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që s’lënë rast për tu marrë më Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri. Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së jashtme. Nuk pritëm që të sulmohet Ukraina nga Rusia që ta shohim këtë, por nga raporti paraprak që ka marrë është se Presidenti i Serbisë është shprehur se ka njohur integritetin territorial të Ukrainës….sot ajo që po diskutojmë është goxha më e rëndësishme. Përsa i përket Ballkanit të Hapur është shumë herët për të dalë në konkluzione pasi kemi shumë gjëra për të parë, jo vetëm në lidhje me Serbinë. Sot mund të shohim dhe lidershimin e zgjedhur të Ukrainës së vrarë, një qeveri kukull, një vend që kalon në një botë tjetër kompelt duke u kontrolluar ushtarakisht. Duhet të shikojmë dinamikat dhe se si do të sillen vendet e aleancës me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështirme e kështu me radhë. S’kemi pse të ngutemi. Ballkani i Hapur nuk është projekti i krijimit të një organizate ndërkombëtare si një BE e vogël apo një jugosllavi e re. Nuk jemi për të përputhur miqësitë. Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj Moskës dhe as nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë. Marrëdhëniet në Ballkanin e Hapur janë pikërisht për të shmangur atë që thatë. Nuk kemi pse të spekulojmë, janë diskutuar shumë gjëra sot, Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa një projekt lokal.

LAJM KRYESOR: Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë ‘të fortët’ (Deklaratat)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lufta ukraine-rusi edi rama lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll