Politike

FT/ Kryemadhi nxjerr emrat: Evazion fiskal, këta janë pronarët që bashkëpunuan me Zoton

25 Shkurt 2022, 15:38 Nga DOSJA
FT/ Kryemadhi nxjerr emrat: Evazion fiskal, këta janë pronarët

Emrat e publikuar nga kryetarja e LSI janë: Santiljano Ç eliku, Esmeralda Çeliku, Arbër Përlala, Drita Frangaj, Edmond Sheshi, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo, Emiljano Frroku, Gledis Vangjeli, Lumturije Murati, Haxhire Gurakuqi, Regan Merdani, Shaban Pupa, Shkëlqim Meta, Vladimir Sheshi, Marika Përlala, Urim Beshiri dhe Adriatik Hajdini. Bashkë me emrat e tyre, Kryemadhi ka nxjerrë dhe shifrat e parave të transferuara nga secili prej tyre.  


POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT:
Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.

Sot, Komisioni Hetimor Parlamentar i Inceneratorëve do të publikojë raportin e plotë pas marrjes në pyetje të shumë dëshmitarëve mes të cilëve ishin: kryeministri Edi Rama. zv/kryeministri Arben Ahmetaj, Sekretari i PS Damian Gjiknuri, Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ëngjëll Agaçi, etj.

Dje kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve Jorida Tabaku kërkoi informacione për lëvizjet e Veliajt, Subashit, Gjiknurit dhe Ahmetajt, librin e transfertave të parave nga Klodian Zoto dhe dokumentet e procedurave të çështjes së inceneratorëve nga Bashkia e Tiranës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve monika kryemadhi afera e inceneratorëve monika kryemadhi

Sondazh

Poll