Politike

Lufta në Ukrainë, Rama: S’varemi shumë nga Rusia, por çmimet rriten

25 Shkurt 2022, 18:15 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Rama: S’varemi shumë nga Rusia, por

TIRANË– Shqipëria është pro-Ukrainës, pasi nuk varet shumë nga ana ekonomike e tregtrare nga Rusia. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama kur foli pas Samitit të Jashtëzakonshëm të mbajtur me kretët e shteteve që janë pjesë e NATO-s. Ajo që shtoi Rama ishte se ky konflikt ka pasqyruar një rritje çmimesh që janë ndjerë edhe në vendin tonë.

“E kemi bërë me dije qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të luftës, nga ana tjetër ne i ndjekim me shumë keqardhje këto zhvillime duke i pasur në mendje të gjithë, lidershipi i Ukrainës kërcënohet edhe vetë drejtpërdrejt për jetën. Nuk e di nëse e ndoqët Zelenskyn tashmë të veshur me uniformë ushtarake në fushën e luftës, apo edhe ish-Presidentin që tashmë gjendet i armatosur. Është një situatë realisht tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim që ka sfiduar arkitekturën e sigurisë në Evropë, ngrehinën….Sekretari i Përgjithshëm i ka bërë me dije konkluzionet e Samitit por mu duke e udhës që të zhvillonim këtë konferencë të jashtëzakonshme. Ndrysse nga shumë prej vendeve të NATO-s nuk kemi varësira të konsiderueshme ekonomiko-tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje qoftë me Rusinë apo Ukrainën. Faktikisht situata është shumë larg normalitetit, sot është më e qartë se sa dje ajo që ka filluar të ndjehet muaj më parë me krizën e çmimemve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimemve të gazit në bursat ndërkombëtare apo dhe me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës. Ka një valë të inflacionit të shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi. Pas mbylljes dhe shtrëngimit të madh nga pandemia i ndjekim këto. Jemi i vetmi vend apo me ndodnjë përjashtim po themi se nuk është se i kemi parë të gjitha vendet, por jemi ndër vendet më të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që kam pasur me kolegët, çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë që në vendet fqinje që nga Kosova lart dhe në Greqi poshtë apo në Itali, ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumtorëve familjarë, pastaj të biznesit po e po. Jemi zotuar që të bëjmë çmos që kjo gjë të mos ndodhë në vendin tonë. Kemi bërë një ndryshim rrënjësor të të gjithë skemës të trajtimit të importit e eksportit të energjisë,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë ‘të fortët’ (Deklaratat)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lufta ukraine-rusi edi rama lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll