Politike

Thirret ezani, Basha ndërpret fjalën në Lushnje: Zoti nuk na ka harruar

25 Shkurt 2022, 17:03 Nga DOSJA
Thirret ezani, Basha ndërpret fjalën në Lushnje: Zoti nuk na ka

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Lushnje pasditen e sotme për fushatën elektorale të Indrit Sefës, i cili është kandidati për kryebashkiak i Lushnjes. Gjatë fjalës së tij është thirrur ezani (lutja për besimtarët islam që të falen) dhe Basha ka ndërprerë fjalën e tij në respekt. Pas përfundimit të ezanit, Basha ka thënë se Zoti nuk na ka harruar si popull.

Basha në Lushnje: Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj, mirëmbrëma vëllezër dhe motra! Muzgu ka rënë, por sheshi është plotë. Plotë me njerëz, plotë me shpresë dhe ndonëse ndriçimi i diellit na ka lënë, ndriçimi i syve të të rinjve të rejave lushnjare, i demokrateve dhe demokratëve, por jo vetëm, i gjithë bashkëqytetarëve që kërkojnë ndryshim vazhdon të ngroh këtë shesh. Siç vazhdon të ngroh rrugët e këtij qyteti, fshatrat e Lushnjës anembanë, sepse në kohë të errëta si këto njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë për ngrohtësinë që buron nga shpirti i pastër, nga motivet e drejta, nga motivet e sakrificës për qytetarët dhe jo të makutërisë për vete. Nga qytetaria e pastër lushnjare ajo për të cilën krenohemi e duhet të krenohemi jo vetëm çdo janar, por çdo ditë. Ajo që i fali Shqipërisë shtetin modern përmes Kongresit të saj, Kongresit Kombëtar të Lushnjës, Kongresit të shtetformimit shqiptar. Dhe njësoj si në atë Kongres historik, ashtu dhe në atë ngjarje të madhe të shpalljes së pavarësisë në një tjetër qytet jo larg prej këtej Vlorës së pavarësisë, familja dhe familjarët e Indrit Sefës kanë luajtur një rol kyç jo për veten e tyre, jo për emrin e tyre, jo për familjet e tyre, por për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë. Ndaj, sot e kam për kënaqësi dhe privilegj të ndodhem në mesin tuaj dhe t’iu them se ndonëse shpesh kam qenë dhe kam dëgjuar avokatinë e avokat Indrit Sefës, sekretarit ligjor dhe elektoral të Partisë Demokratike deri dje dhe sot në detyrë drejtpërsëdrejti, apo e kam lexuar në faqen e shtypit kur luftonte kundër padrejtësive, kundër shtypjes, kundër privimit nga të drejtat dhe liritë themelore nga regjimi banditesk i Edi Ramës të qytetarëve të Lushnjës dhe të demokratëve anembanë të Shqipërisë.

Basha nga Lushnja: SPAK të çojë para drejtësisë abuzuesit e parave të shqiptarëve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll