Politike

“Rama s’po jep tapitë e tokave”, Berisha në Dibër: Po vepron si me ata të ‘5 majit’

25 Shkurt 2022, 11:00 Nga DOSJA
“Rama s’po jep tapitë e tokave”, Berisha në

DIBËR – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij Edi Rama në qeveri se po dëmton qëllimisht bujqësinë në Shqipëri. Në takimin me fermerët në Dibër, Berisha shtoi se Rama ka dyfishuar taksën për pompat duke i detyruar fermerët të punojnë me parmendë për shkak të rritjes së kostos financiare. Gjithashtu, ish-lideri i Partisë Demokratike shtoi se shefi aktual i qeverisë nuk po jep qëllimisht tapitë e tokave në zonat rurale dhe se po vepron për të goditur fermerët njësoj si me banorët e “5 majit” në Tiranë duke u marrë pronat në mënyrë të paligjshme.

“Rama me importuesit po ndan fitimet. Dyfishon taksën për pompa dhe po ju detyron për kthim te parmenda. Në qëndrimin e saj kjo qeveri, në një parim absolutisht çnjerëzor, jo shkencor, subvencionon ata që kanë të paktën 1 hektar tokë. Një problem madhor është çështja e pronës. Edi Rama nuk jep tapitë. Ne në vitin 2013 bëmë një ligj, autorizonim kryetarët e komunave të ngrinin pleqësitë e fshatit dhe ata të vendosnin për kufinjtë dhe të lëshoheshin tapitë. E anuloi ligjin, me qëllimin e mbrapshtë që kur t’u teket, t’u thotë që nuk keni letra. Të bëjë me atë që po bën me banorët e ‘5 Majit’ që kanë 40 vite aty”, tha Berisha sot në Dibër.

SHIKO DHE KËTË:

Berisha në Dibër: Basha nuk lejon deputetët e PD që të kundërshtojnë projektin e Skavicës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne diber sali berisha ne diber

Sondazh

Poll